Presidenti rus Vladimir Putin ka uruar sot Xi Jinping për rizgjedhjen e tij si President i Kinës.
“Vendimi i Kongresit Popullor Kombëtar është dëshmi e njohjes së meritave tuaja si kreu i shtetit, si dhe mbështetje e gjerë për kursin tuaj drejt zhvillimit të mëtejshëm socio-ekonomik të Kinës dhe mbrojtjes së interesave kombëtare në skenën botërore. Putin tha në një mesazh urimi, të publikuar në faqen e internetit të Kremlinit, përcjell Fol Drejt.
Putin vuri në dukje se Rusia vlerëson shumë kontributin personal të Xi Jinping për “forcimin e marrëdhënieve të partneritetit gjithëpërfshirës dhe bashkëpunimit strategjik midis dy vendeve”./FolDrejt/