Gjithçka që po ndodh kërkon vëmendje të veçantë të bllokut ekonomik të qeverisë, përpjekje të veçanta, por në përgjithësi dua të theksoj se këto përpjekje kanë një efekt pozitiv”, tha Putin, duke theksuar se kjo ndikon veçanërisht në tregtinë midis Rusisë dhe Bjellorusisë. .
Ekonomia ruse po e përballon me dinjitet barrën e sanksioneve perëndimore, pavarësisht të gjitha vështirësive, tha sot presidenti i Federatës Ruse, Vladimir Putn, në takimin me liderin bjellorus, Aleksandër Lukashenko.
“Me gjithë vështirësitë, dua të përmend se ekonomia ruse po e përballon mjaft mirë barrën e sanksioneve. Këtë e tregojnë të gjithë treguesit kryesorë makroekonomikë”, tha Putin./foldrejt/