Vladimir Putin për fat të keq nuk duket se ende nuk e ka kuptuar se vendimi për të pushtuar Ukrainën është një gabim, tha Olaf Scholz, duke komentuar një telefonatë që kishte me Putinin një ditë më parë.
“Nuk ka pasur asnjë shenjë ndryshimi në sjelljen e tij”, tha Scholz për presidentin rus, duke shtuar se është ende e rëndësishme t’i theksohet Putinit se Rusia duhet të tërhiqet nga Ukraina.
Gjatë telefonatës 90-minutëshe, Scholz i kërkoi Putinit të gjejë një zgjidhje diplomatike për t’i dhënë fund konfliktit në Ukrainë, bazuar në një armëpushim dhe tërheqjen e plotë të trupave ruse sa më shpejt të jetë e mundur. /abcnews.al/