Vladimir Putin, njeriu nga i cili varet vendimi nëse Rusia do të pushtojë Ukrainën, për herë të parë që nga përshkallëzimi i krizës, foli personalisht për dramën në kufirin ukrainas.
Putin komentoi krizën në kufirin midis Ukrainës dhe Rusisë gjatë vizitës së kryeministrit hungarez Viktor Orban në Moskë.
Presidenti rus tha se Kremlini është ende duke e studiuar një përgjigje me shkrim të dërguar nga Shtetet e Bashkuara dhe NATO rreth kërkesave të tyre.
“Por është e qartë se Perëndimi ka injoruar kërkesat e Rusisë që NATO të mos zgjerohet në Ukrainë dhe ish-republika të tjera sovjetike, të përmbahet nga vendosja e sistemeve të armëve pranë kufirit të Rusisë dhe të tërheqë forcat e saj nga Evropa Lindore”, tha Putin, raporton ap.
“Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj kanë injoruar kërkesat më të rëndësishme të sigurisë së Rusisë. Ne duam të shmangim zhvillimet negative rreth Ukrainës, por Shtetet e Bashkuara po përdorin Ukrainën si një mjet kundër Rusisë. Shpresoj që Shtetet e Bashkuara dhe Rusia do ta zgjidhin problemin e sigurisë zgjidhja mund të duket kështu”, pohoi i pari i shtetit rus.
“Refuzimi i Amerikës dhe aleatëve të saj për t’i kushtuar vëmendje kërkesave të Rusisë shkel angazhimet për sigurinë në Evropë të marra nga OSBE”, tha 69-vjeçari dhe më tutje deklaroi se “Ndërsa Perëndimi thekson lirinë e çdo vendi për të zgjedhur se me kë do të jetë në aleancë, në të njëjtën kohë ai mohon parimin e “pandashmërisë së sigurisë” bazuar në dokumentet e OSBE-së”.
Bëhet fjalë për parimin që siguria e një vendi të mos forcohet në kurriz të të tjerëve.