Gjashtë persona vdiqën në një sulm terrorist në rrugën kryesore tregtare në Stamboll të dielën dhe policia arrestoi 46 persona, përfshirë gruan siriane Ahlam Albashir, e cila dyshohet se kishte vendosur një bombë.
Presidenti rus Vladimir Putin i dërgoi sot një telegram ngushëllimi presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan lidhur me vdekjen e gjashtë personave në një sulm me bombë në Stamboll të dielën.
Në një telegram, Putin përsëriti gatishmërinë e Rusisë për t’u angazhuar në bashkëpunimin më të ngushtë me Turqinë në luftën kundër të gjitha formave të terrorizmit, u njoftua në faqen e internetit të Kremlinit, transmeton Fol Drejt.