Rusia pushtoi Ukrainën dhjetë muaj më parë.
Vladimir Putin ka pranuar se Rusia është përfshirë në një luftë me Ukrainën për herë të parë publikisht, duke u zotuar se do t’i japë fund luftimeve “sa më shpejt aq më mirë”. Presidenti rus po fliste disa orë pasi homologu i tij ukrainas, Volodymyr Zelensky, bëri një udhëtim të papritur në Uashington për të takuar Joe Biden dhe për t’iu drejtuar Kongresit Amerikan.
Ministria e Mbrojtjes theksoi takimin e Putinit të mërkurën, gjatë së cilës atij iu prezantuan planet për të zgjeruar ushtrinë ruse me afërsisht 30 përqind në 1.5 milion personel.
Gjithashtu dje, media shtetërore konfirmoi se Admiral Kuznetsov, i vetmi aeroplanmbajtës i vendit, ishte dëmtuar rëndë nga zjarri ndërsa ndodhej në kantierin detar Zvyozdochka në Murmansk në brigjet e detit Barents./FolDrejt/