Shumë ide nga plani kinez i paqes për Ukrainën mund të përdoren si bazë për një zgjidhje, kur Perëndimi dhe Kievi të jenë gati, njoftoi sot presidenti rus Vladimir Putin pas bisedimeve me presidentin kinez Xi Jinping.
“Ne besojmë se shumë nga dispozitat e planit të paqes të paraqitur nga Kina janë në përputhje me qasjen e Rusisë dhe mund të përdoren si bazë për një zgjidhje paqeje, kur Perëndimi dhe Kievi të jenë gati”, tha Putin, raporton TASS.
Në të njëjtën kohë, ai vuri në dukje se nga ana tjetër, “deri më tani, nuk ka një gatishmëri të tillë” dhe se Perëndimi po lufton në Ukrainë “deri në ukrainasin e fundit”./FolDrejt/