Presidenti rus Vladimir Putin tha se ushtria është një “garantues” i stabilitetit të vendit dhe se prodhimi industrial ushtarak do të rritet për t’iu përgjigjur “nevojave në Ukrainë”.
Kjo është arsyeja pse, si më parë, ne i kushtojmë vëmendje prioritare forcimit të aftësive tona mbrojtëse, tha Putin.
Ushtria ruse po përpiqet të shkojë në ofensivë në rajonin lindor të Ukrainës Donbas pas një sërë humbjesh.
Putin tha se donte një “zhvillim të balancuar dhe cilësor të të gjithë komponentëve të forcave të armatosura”, duke i pajisur trupat me “sisteme të reja sulmi, pajisje zbulimi dhe komunikimi, drone dhe sisteme artilerie”.
Në videon më pak se pesë minutëshe të publikuar nga Kremlini, Putin përshëndeti gjithashtu “rritje aktuale në prodhimin e të gjitha llojeve të armëve konvencionale” në kompleksin ushtarako-industrial të Rusisë dhe bëri thirrje që të bëhet më shumë.
Presidenti rus theksoi edhe një herë “guximin” dhe “heroizmin” e ushtarëve rusë të angazhuar në Ukrainë pas një viti ofensivë.
“Uniteti i pathyeshëm (i kombit) është çelësi i fitores,” tha ai.
Dje, Putin mbajti një fjalim në stadiumin kryesor të Moskës me rastin e një koncerti të madh patriotik, ku deklaroi se ushtria ruse në Ukrainë po lufton për “territoret e saj historike”.
Sipas France Press, ushtria ruse po pëson humbje të mëdha gjatë ofensivës njëvjeçare në Ukrainë. Pas një sërë humbjesh, Putin mobilizoi të paktën 300,000 rezervistë në shtator dhe shumë analistë presin një tjetër ofensivë të madhe në javët e ardhshme në Ukrainë./FolDrejt/