Presidenti rus Vladimir Putin, në një bisedë telefonike me presidentin indonezian Joko Widodo, konfirmoi gatishmërinë e vendit për të ofruar një sasi të konsiderueshme drithi për vendet më të varfra falas, njoftoi sot shërbimi për shtyp i Kremlinit.
Presidenti rus theksoi gjithashtu gatishmërinë e vendit për të ofruar sasi të konsiderueshme gruri për vendet më të varfra si ndihmë humanitare dhe se presidenti indonezian e mbështeti një qasje të tillë.
“Në kontekstin e mbështetjes së sigurisë globale ushqimore, Vladimir Putin deklaroi qasjet themelore ruse për zbatimin e marrëveshjeve të Stambollit, të cilat kanë të bëjnë me eksportin e drithit ukrainas nga portet e Detit të Zi dhe zhbllokimin e produkteve bujqësore ruse dhe eksporteve të plehrave në tregjet botërore. ” tha Kremlini në një deklaratë, transmeton Fol Drejt.