Presidenti rus Vladimir Putin pranoi gjatë bisedimeve me homologun turk Rexhep Erdogan në Samarkand se Rusia mund t’i kthehet negociatave me Ukrainën.
Këtë e ka bërë të ditur ministri i Jashtëm i Ankarasë Çavusoglu, i cituar nga agjencia shtetërore ruse e lajmeve Tass, raporton Ansa.
Ministri i Jashtëm turk nuk ka specifikuar kushtet nën të cilat mund të vazhdojë procesi i negociatave. /FolDrejt/