Jens Stoltenberg, Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s, ka thënë se Putin duhet t’i jap fund luftës menjëherë.
Ai ka shfrytëzuar Ditën e Fitores për t’i bërë thirrje liderit rus që t’i japë fund luftës në Ukrainë menjëherë.
“Vladimir Putin duhet të tërheqë trupat e tij nga Ukraina dhe të fillojë negociatat e paqes”, ka thënë ai sipas BBC, transmeton Fol Drejt.
“Ne do të qëndrojmë në krah të Ukrainës dhe do të vazhdojmë ta ndihmojmë vendin të mbrojë të drejtën e tij për vetëmbrojtje”, është shprehur ai më tej.
“Unë pres që Putini më 9 maj të këtij viti të përhapë lajme të rreme për NATO-n dhe Perëndimin në tërësi”, citohet të këtë thënë Stoltenberg.
NATO-ja nuk ka vepruar në mënyrë agresive, sipas tij, duke shtuar se ajo është e përkushtuar në mbrojtjen e rendit dhe paqes në rajon e më gjerë. Sipas tij, këto s’janë veçse pretendime ruse./FolDrejt/