Vladimir Putin ka kërcënuar se do të përdorë bomba thërrmuese nëse Ukraina e bën këtë, shkruan Sky News, transmeton Fol Drejt.
SHBA dërgoi municione thërrmuese në Ukrainë – armë shpërthyese që lëshojnë një numër të madh bombash më të vogla në një zonë të gjerë.
Ato janë të ndaluara në mbi 100 vende, përfshirë Britaninë e Madhe, por Rusia ka një “stokë të mjaftueshme”, tha presidenti i saj.
“Sigurisht, nëse ato përdoren kundër nesh, ne rezervojmë të drejtën për të ndërmarrë veprime reciproke,” tha Putin në një intervistë televizive shtetërore.