Presidenti rus Vladimir Putin tha sot se kohët e fundit parimet e Konventës për Armët Biologjike dhe Toksinike janë shkelur sistematikisht.
“Disa vende po përpiqen të përfitojnë nga problemet aktuale ndërkombëtare” tha Putin.
Ai ua tha këtë pjesëmarrësve të konferencës së katërt ndërkombëtare “Sfidat globale të biosigurisë. Problemet dhe zgjidhjet”. /FolDrejt/