Presidenti rus Vladimir Putin tha sot se Moska ka studiuar propozimet e Pekinit për zgjidhjen e konfliktit në Ukrainë dhe është e hapur për procesin e negociatave.
Ai e tha këtë gjatë një takimi me presidentin e Kinës, Xi Jinping dhe theksoi se e di që Kina niset nga parimet e drejtësisë dhe respektimit të dispozitave themelore të së drejtës ndërkombëtare.
“Ne jemi gjithmonë të hapur për procesin e negociatave dhe sigurisht që do të diskutojmë të gjitha këto çështje, duke përfshirë iniciativat tuaja, të cilat ne i respektojmë pa kushte”, theksoi Putin, përcjell Fol Drejt.