Presidenti rus Vladimir Putin tha sot se konflikti me “neo-nazistët ukrainas ishte i pashmangshëm”, sepse situata kishte arritur në pikën ku Rusia ishte në rrezik të afërt, transmeton Fol Drejt.
Putin vlerësoi se Perëndimi “e ndezi me mjeshtëri fitilin” për shpërbërjen e Federatës Ruse.
Ai shtoi se Rusia respekton popullin ukrainas, por për Perëndimin, Ukraina është sikur të mos ekzistonte./FolDrejt/