Putin kritikoi Francën për publikimin e përmbajtjes së një bisede telefonike që kishte me presidentin Emmanuel Macron disa ditë përpara se Moska të dërgonte dhjetëra mijëra trupa në Ukrainë në shkurt.
Putin tha se lirimi tregoi se bisedat e tij me liderin francez po dëgjoheshin, raporton The Guardian, transmeton Fol Drejt.
Ai i quajti gjithashtu “të çmendura” pretendimet perëndimore se Rusia qëndron pas shpërthimeve në tubacionet e gazit Nord Stream në një fjalim të enjten.
Policia daneze ka thënë se shpërthimet e fuqishme shkaktuan këputje në tubacionet nënujore Nord Stream dhe Nord Stream 2, duke i nxjerrë ato përgjithmonë jashtë përdorimit.
Putin më parë tha se Perëndimi hodhi në erë tubacionet, ndërsa liderët evropianë kanë akuzuar Rusinë për sabotim./FolDrejt/