Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë, Andrei Kozyrev, ka thënë se presidenti rus ka “llogaritur gabim gjithçka”.
Ai e dha këtë deklaratë kur u pyet nëse planet e Vladimir Putinit për të dobësuar NATO-n kanë dështuar duke pushtuar Ukrainën.
Ish-kryediplomati rus vazhdon të kritikojë të kaluarën e Putinit në detyrë, duke thënë se Rusia është “në rënie”, sepse është shumë e varur nga eksportet e lëndëve të para.
Andrei Kozyrev shërbeu në qeverinë e Boris Yeltsinit në vitet 1990.