Rusia u tërhoq nga marrëveshja e drithërave të Detit të Zi që siguroi eksportin e sigurt të drithërave ukrainas sepse marrëveshja humbi kuptimin e saj, tha presidenti rus, Vladimir Putin.
“Vazhdimi i “marrëveshjes së grurit” – që nuk justifikonte qëllimin e saj humanitar – ka humbur kuptimin e tij,” tha Putin, sipas artikullit në faqen e internetit të Kremlinit.
Duke thënë se kushtet e Rusisë për zgjatjen ishin injoruar, Moska javën e kaluar u largua nga marrëveshja që i kishte lejuar Ukrainës një vit më parë të eksportonte grurë nga portet e saj të Detit të Zi, pavarësisht luftës, për të lehtësuar një krizë globale ushqimore./FolDrejt/