Presidenti rus Vladimir Putin mbërriti papritur në Ukrainë dhe mori pjesë në një takim të komandës ushtarake në rajonin Kherson, i cili është pjesërisht i pushtuar nga Rusia, njoftoi Kremlini, shkruan Klix, përcjell Fol Drejt.
Putin dëgjoi raportet e komandantëve të Forcave Ajrore dhe Grupit të Ushtrisë “Dnieper”, si dhe oficerëve të tjerë të lartë të cilët e informuan atë për situatën në rajonet e Kherson dhe Zaporozhye, të cilat Moska i deklaroi se ishin pjesë e Rusisë.
Agjencia ruse e lajmeve Ria publikoi një video të udhëtimit të Putinit në Ukrainë, gjatë së cilës ai vizitoi edhe selinë e Gardës Kombëtare Ruse në rajonin e Luganskut.
Në video shihet se ai arrin me helikopter, përpara se të marrë pjesë në një takim me zyrtarë ushtarakë.
Putin gjithashtu uroi ushtarët për Pashkët dhe u dhuroi atyre një kopje të ikonës që i përkiste “njërit prej ministrave më të suksesshëm të mbrojtjes të Perandorisë Ruse”.
Kherson dhe Lugansk ishin midis katër rajoneve të aneksuara nga Rusia vitin e kaluar, një lëvizje që nuk njihet nga Perëndimi.
Trupat ruse u tërhoqën nga Kherson, kryeqyteti rajonal, vitin e kaluar dhe forcuan pozicionet e tyre në bregun e kundërt të lumit Dnieper në pritje të një kundërofensivë ukrainase. /FolDrejt/