Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin i ka përcjellë presidentit Recep Tayyip Erdoğan një mesazh ngushëllimi për personat që kanë humbur jetën në tërmetin 7.4 ballë me epiqendër rajonin Pazarcık në qytetin Kahramanmaraş të Turqisë.
Në një deklaratë nga Pallati i Kremlinit thuhet se Putin i ka dërguar Erdoğan-it një telegram për shkak të tërmetit me qendër në Kahramanmaraş, shkruan AA, përcjell Fol Drejt.
“Ju lutem pranoni ngushëllimet e mia më të thella për humbjet e shumta të jetëve dhe shkatërrimeve të mëdha të shkaktuara nga tërmeti në vendin tuaj. Ju shpreh t‘i përcillni trishtimin dhe mbështetjen time familjeve dhe për afërmve të atyre që kanë humbur jetën si dhe urimin tim për shërim të shpejtë për ata që janë plagosur si pasojë e fatkeqësisë. Ne jemi të gatshëm të sigurojmë ndihmën e nevojshme për këtë çështje”, ka thënë Putin në mesazhin e tij drejtuar presidentit Erdoğan./FolDrejt/