Presidenti rus, Vladimir Putin, ka nënshkruar një dekret që iu mundëson studentëve, doktorantëve dhe mjekëve në specializim të shtyjnë mobilizimin.
Shtyrja përfshin studentët e rregullt dhe të tjerët me kohë jo të plotë në universitete, kolegje dhe organizata shkencore të akredituara nga shteti, si dhe në qendrat inovative të shkencës dhe teknologjisë dhe në organizatat arsimore, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Sipas dekretit, studentët në programe të akredituara në organizata shtetërore arsimore ose shkencore kanë të drejtë të shtyjnë thirrjen.
Siç shpjegoi Putin, dekreti i ri përfshin gjithashtu edhe universitetet private të akredituara.
Më herët, presidenti rus nënshkroi një dekret që lejon përjashtimin e shumicës së studentëve nga mobilizimi.
Më 21 shtator, Putin shpalli mobilizim të pjesshëm në Rusi, i cili zbatohet për rreth 300 mijë njerëz nga mosha 18 deri në 50 vjeç.
Ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu, më 4 tetor deklaroi se më shumë se 200 mijë njerëz u janë përgjigjur thirrjes për mobilizimi të pjesshëm dhe janë regjistruar për shërbimin ushtarak./FolDrejt/