Presidenti rus Vladimir Putin tha se nuk ka plane për të zgjeruar mobilizimin ushtarak dhe se aksioni do të përfundojë brenda dy javësh, shkruan CNN.
“Mobilizimi po përfundon. Unë supozoj se pas dy javësh do të përfundojnë të gjitha masat mobilizuese,” tha ai të premten.
Rreth 222,000 nga 300,000 rusë të planifikuar tashmë janë thirrur në ushtri deri më tani, shtoi lideri rus.
Muajin e kaluar, Putin bëri thirrje për “mobilizim të pjesshëm” të popullsisë ruse për të mbështetur luftën në Ukrainë. Ajo erdhi në një kohë kur një kundërofensivë e papritur nga Kievi rimori mijëra kilometra katrorë territor dhe e vuri Moskën në prapavijë. Ekspertët kanë thënë se forcat ruse janë varfëruar ndjeshëm. /FolDrejt/