Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, mund të shpallë një luftë të re botërore brenda disa ditësh, ka paralajmëruar Sekretari i Mbrojtjes i Britanisë, Ben Wallace.
Wallance tha se Putin mund të përdorë festimet tradicionale të Ditës së Fitores më 9 maj, të cilat përkujtojnë fundin e Luftës së Dytë Botërore, për të thirrur trupat për një “luftë me nazistët e botës”.
“Nuk do të habitesha… ai ndoshta do të deklarojë se ‘Tani jemi në luftë me nazistët e botës dhe duhet të mobilizojmë masivisht popullin rus’. Putini, pasi ka dështuar në pothuajse të gjitha objektivat, mund të kërkojë të konsolidojë atë që ka. . . dhe thjesht të jetë një lloj rritje kanceroze brenda vendit”, tha ministri britanik.
Moska dje bëri më shumë kërcënime kundër Perëndimit, raporton The Sun.
“Tendenca për të pompuar armë, përfshirë armë të rënda në Ukrainë, këto janë veprime që kërcënojnë sigurinë e kontinentit, provokojnë paqëndrueshmëri”, tha zëdhënësi i Kremlinit.