Presidenti rus Vladimir Putin nënshkroi sot një ligj që ndalon përdorimin e fjalëve të huaja, me përjashtim të atyre që nuk kanë analoge në gjuhën ruse.
Sipas një dokumenti të publikuar në faqen zyrtare të internetit për informacion ligjor, ligji siguron statusin e gjuhës ruse si gjuhë shtetërore në të gjithë Rusinë dhe “vendos kontrollin mbi mënyrën se si zyrtarët dhe popullsia respektojnë normat e gjuhës letrare moderne ruse”.
Dokumenti rendit terma të rinj, të tillë si fjalorë normativë, gramatika normative dhe libra referencë normative, të cilat përcaktojnë normat e gjuhës letrare moderne ruse./FolDrejt/