Kremlini njoftoi sot se presidenti rus Vladimir Putin nënshkroi një dekret për futjen e menaxhimit të përkohshëm të aseteve të personave nga vendet armike në përgjigje të konfiskimit ose kufizimit të së drejtës për të disponuar asetet ruse jashtë vendit.
Preambula e dekretit thotë se nevojiten “masa urgjente” në përgjigje të veprimeve të paligjshme të SHBA-së dhe vendeve të tjera perëndimore që synojnë privimin ose kufizimin e të drejtave pronësore të Federatës Ruse, kompanive dhe qytetarëve të saj, raporton TASS.
Dekreti parashikon që në rast të veprimeve të tilla armiqësore, do të vendoset një administrim i përkohshëm mbi pronat e zotëruara në Rusi nga pronarë nga vendet armiqësore./FolDrejt/