“Ky është një projekt shumë realist dhe ne mund ta bëjmë shumë shpejt dhe do të ketë mjaft njerëz që duan të lidhin një kontratë… Nuk kam dyshim se ka shumë në Evropë që e dëshirojnë atë”, përfundoi Putin.
Presidenti rus Vladimir Putin tha se një qendër e gazit natyror në Turqi mund të krijohet shumë shpejt dhe parashikoi se shumë blerës në Evropë do të dëshironin të nënshkruanin kontrata.
Putin propozoi Turqinë si bazë për furnizimet me gaz në fillim të këtij muaji, pasi tubacionet Nord Stream 1 dhe Nord Stream 2 nën Detin Baltik u dëmtuan në shpërthimet në shtator, raportoi Reuters, transmeton Fol Drejt.
Sulmet ishin pjesërisht një përgjigje ndaj sulmit në Sevastopol
Putin tha se sulmet, të cilat u kryen nga forcat ruse në territorin e Ukrainës të hënën, ishin pjesërisht një përgjigje ndaj sulmit ndaj Flotës së Detit të Zi në Sevastopol që u krye të shtunën.
“Pjesërisht po,” tha Putin kur u pyet nëse sulmet masive të djeshme në objektet energjetike në Ukrainë mund të konsiderohen si përgjigje ndaj ngjarjeve të fundit në Sevastopol./FolDrejt/