Kancelari gjerman Olaf Scholz u takua këtë të martë me Presidentin rus Vladimir Putin si pjesë e përpjekjeve për të ulur tensionet në lidhje me krizën në Ukrainë. Pas bisedimeve që zgjatën disa orë, dy liderët dhanë një konferencë për shtyp.
“Ne jemi shumë të shqetësuar rreth asaj që do të ndodhë me qindra mijë ushtarët dhe aktivitetin e tyre në të ardhmen e afërt. Nuk shohim asnjë arsyetim për vendosjen e këtyre trupave. Prandaj kërkohet urgjentisht një çtensionim i situatës”, është shprehur Olaf Scholz.
Përpara takimit, Rusia tërhoqi disa trupa nga kufiri me Ukrainën.
Shcolz tha se kjo është një shenjë e mirë dhe shpresoi se do të vijojë me të tjera veprime tërheqjeje.
Siç shkruan Bild, Vladimir Putin nga ana tjetër ka pohuar se Rusia nuk do luftë. “Ne nuk duam një luftë në Evropë”, është shprehur ai.
Megjithatë, sipas Bild, Putin nuk ka dhënë një arsyetim të pranueshëm për dislokimin e numrit të madh të trupave në kufirin me Ukrainën.
Pasi është pyetur nga gazetarët, Presidenti rus ka folur për një genocid në rajonin e Donbass-it, në lindje të Ukrainës. Sipas medias gjermane, kjo çështje mund të jetë edhe shkaku i ndërhyrjes ushtarake të Rusisë.
Rusia ka më shumë se 100 mijë trupa të vendosur në kufi në lindje të Ukrainës. Së bashku me Bjellorusinë, trupat ruse po kryejnë stërvitje ushtarake edhe në veri të Ukrainës dhe në Detin e Zi