Presidenti Vladimir Putin thotë se është i bindur se falë Rusisë paqja do të mbizotërojë në Donbas.
“Rusia do të veprojë në mënyrë të vazhdueshme, ne do të arrijmë normalizimin e jetës në Donbas. Falë Rusisë, paqja do të mbizotërojë në Donbas. Kështu do të jetë!” tha Putin sot, duke iu drejtuar pjesëmarrësve në seancën e këshillit të platformës “Rusia – një tokë e mundësive”, transmeton Fol Drejt.
Presidenti rus vuri në dukje se tragjedia në Donbas e detyroi Rusinë të fillonte një operacion special në Ukrainë, duke kujtuar se ai territor u granatua për tetë vjet dhe se qytetarët e saj jetonin shumë rëndë./FolDrejt/