Kremlini ka njoftuar se presidenti rus Vladimir Putin, ka vendosur të njoh pavarësinë e dy rajoneve në Ukrainë që kontrollohen nga separatistët pro-rusë, shkruan BBC.
Në një kumtesë të lëshuar për media, Kremlini bëri të ditur se Putin ia ka bërë të ditur liderit francez dhe atij gjerman, se planifikon të nënshkruaj dekretin me të cilin njeh Donetskun dhe Luhanskun si shtete të pavarura, transmeton Telegrafi.
Në anën tjetër ekspertët amerikanë të sigurisë vazhdimisht kanë alarmuar për një pushtim të mundshëm të Ukrainës nga ana e Rusisë.
E së fundmi në Këshillin e Sigurimit, Putin kishte tentuar të bëjë një lojë fjalësh kinse homologu amerikan i ka premtuar privatisht se nuk do të lejojë anëtarësimin e Ukrainës në NATO, gjë që është mohuar kategorikisht nga Shtëpia e Bardhë.