Putin përshëndeti kthimin e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, duke vënë në dukje synimin për të forcuar bashkëpunimin me Izraelin, tha Kremlini, njofton Al Jazeera.
“Shpresoj që qeveria e re nën udhëheqjen tuaj do të vazhdojë linjën e forcimit të bashkëpunimit ruso-izraelit në të gjitha fushat për të mirën e popujve tanë, në interes të garantimit të paqes dhe sigurisë në Lindjen e Mesme”, tha Putin në një mesazh drejtuar Netanyahu, cituar në deklaratë./FolDrejt/