Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy të martën ka thënë se Rusia po i zvogëlonte qëllimisht furnizimet me gaz natyror për të imponuar një “terror çmimi” kundër Evropës dhe ai bëri thirrje për më shumë sanksione ndaj Moskës.
“Duke përdorur Gazprom-in, Moska po bën gjithçka që mundet për ta bërë dimrin e ardhshëm sa më të ashpër për vendet evropiane”, shkruan Reuters, transmeton Fol Drejt.
“Terrorit duhet t’i jepet përgjigje – vendosni sanksione,” tha ai në një video-fjalim./FolDrejt/