Qëllimet dhe detyrat e operacionit special në Ukrainë do të përmbushen, tha sot presidenti rus Vladimir Putin, duke theksuar gjithashtu se Rusia nuk planifikon të izolohet nga pjesa tjetër e botës.
“Nuk ka dyshim se qëllimet e operacionit në Ukrainë do të arrihen. Qëllimi i operacionit special është të ndihmojë njerëzit në Donbas, Federata Ruse u detyrua ta ndërmerrte atë hap”, tha Putin gjatë një vizite në portin kozmik Vostochny, në rajonin e Amurit.
Gjithashtu, sipas fjalëve të liderit rus, ai e vlerësoi operacionin special në Ukrainë si hapin e duhur, raportojnë mediat ruse, përcjell FolDrejt.