Ai tha për TV “Rusia-1” se është i bindur për korrektësinë e rrugës së zgjedhur.
Mendoj se po shkojmë në rrugën e duhur, duke mbrojtur interesat tona kombëtare, interesat e qytetarëve tanë, të popullit tonë”. Ne thjesht nuk kemi zgjidhje tjetër veçse të mbrojmë qytetarët tanë. Por ne jemi të gatshëm të negociojmë me të gjithë pjesëmarrësit në këtë proces për disa rezultate të pranueshme, por kjo është çështja e tyre – nuk jemi ne që refuzojmë negociatat, por ata”, tha kreu i shtetit rus, përcjell Fol Drejt.
Ai kujtoi se që nga viti 2014, Rusia është përpjekur ta zgjidhë situatën në Ukrainë në mënyrë paqësore.
“Ne gjithmonë kemi mbrojtur që të gjitha mosmarrëveshjet të zgjidhen në mënyrë paqësore, përmes negociatave. Por, për fat të keq, pala tjetër ishte në një humor tjetër, ata filluan, siç e kam thënë shumë herë dhe këtë e dimë të gjithë, të kryejnë veprime brutale ushtarake atje. Në një mënyrë ose në një tjetër, ne duhej të mbronim njerëzit që jetonin në këto territore, duhej të mbështesnim zgjedhjen e popullit të Krimesë. Gjithçka filloi nga kjo”, kujton Putin, raporton Sputnik.
“Në fakt, gjithçka bazohet në politikën e kundërshtarëve tanë gjeopolitikë, që synon të copëtojë Rusinë, Rusinë historike. “Përça dhe sundo” – ata e kanë provuar gjithmonë, po e provojnë tani, por qëllimi ynë është diçka tjetër – të bashkojmë popullin rus”, tha Putin.
Ai gjithashtu njoftoi se Rusia mund të shkatërrojë sistemet amerikane kundërajrore “Patriot” nëse SHBA-të i dorëzojnë ato në Ukrainë.
“Ne do t’i shtypim ata 100 për qind,” tha udhëheqësi rus./FolDrejt/