Presidenti rus Vladimir Putin tha sot se gjenerata e re e raketave ndërkontinentale Sarmat, të cilat mund të mbajnë më shumë se 10 raketa bërthamore, së shpejti do të vendosen në pozicionet luftarake, përcjell Fol Drejt.
Siç raporton agjencia Reuters, në fjalimin e tij para të diplomuarve të akademisë ushtarake, Putin theksoi rëndësinë e “treshes” ruse të forcave bërthamore – nga toka, deti dhe ajri.
“Detyra më e rëndësishme këtu është zhvillimi i treshes bërthamore, e cila është dega kryesore e sigurisë ushtarake të Rusisë dhe stabilitetit global”, tha presidenti rus.
Sipas tij, “tashmë gjysma e njësive dhe formacioneve të Forcave Raketore Strategjike të Rusisë janë të pajisura me sistemet më të fundit (raketë ndërkontinentale) Yars, dhe trupat janë ripajisur me sisteme raketore moderne, me koka hipersonike Avangard”.
Putin tha se raketat e para të tipit Sarmat do të vendosen për detyrë luftarake “në të ardhmen e afërt”.
Që nga fillimi i luftës kundër Ukrainës, ai ka thënë vazhdimisht se Rusia është e gatshme të përdorë të gjitha mjetet, përfshirë ato bërthamore, për të mbrojtur “integritetin e saj territorial”.
Vitin e kaluar, Putin tha se do të sillte territoret e pushtuara në Ukrainë, të cilat Rusia tani i pretendon si të sajat, nën “ombrellën bërthamore” të Moskës.
Megjithatë, javën e kaluar, Putin tha se Ukraina nuk ka “nuk ka asnjë shans” në kundërsulmimin e saj dhe se nuk ka nevojë që Rusia të arrijë arsenalin e saj bërthamor.
Raketat e tipit Sarmat mund të bartin koka bërthamore në ShBA dhe Evropë, por vendosja e tyre po ecën qartësisht më ngadalë se sa ishte planifikuar, duke pasur parasysh se Rusia njoftoi në prill të vitit 2022 se do t’i vendoste ato deri në vjeshtën e atij viti, dhe Putini tani e shpall përsëri. /FolDrejt/