Treguesit ekonomikë të Rusisë janë më të mirë se sa pritej, gjë që jep shpresë se të gjitha detyrat e planifikuara do të përmbushen, tha presidenti rus Vladimir Putin në një takim me kryeministrin rus Mikhail Mishustin.
Kryeministri Mishustin tha në takim se ekonomia ruse vazhdon të rimëkëmbet pavarësisht sanksioneve, pasi rritja e PBB-së ruse për pesë muajt e vitit aktual ishte 0,6 për qind, transmeton RIA Novosti.
Ai theksoi se rritja vjetore e PBB-së ruse në maj ishte 5.4 për qind, të cilën ai e konsideron “veçanërisht të rëndësishme”./FolDrejt/