Rusia dhe Kina nuk po krijojnë një aleancë ushtarake, tha sot presidenti rus Vladimir Putin në një intervistë për televizionin rus Russia 24 dhe deklaroi se ky bashkëpunim nuk përbën asnjë kërcënim për Perëndimin.
Putin tha se bashkëpunimi ushtarak midis dy vendeve është transparent, raporton Reuters.
“Ne nuk po krijojmë asnjë aleancë ushtarake me Kinën. Është e vërtetë, kemi bashkëpunim edhe në sferën ushtarako-teknike, nuk e fshehim, por punojmë në mënyrë transparente, nuk ka asgjë sekrete”, tha Putin, transmeton Sputnik./FolDrejt/