Presidenti rus Vladimir Putin deklaroi se Moska do të mbajë një fokus të shtuar në forcimin e forcave të saj bërthamore, në një fjalim me rastin e festës së sotme kombëtare të Mbrojtësit të Atdheut.
“Si më parë, ne do t’i kushtojmë vëmendje të shtuar forcimit të treshes bërthamore,” tha Putin, duke iu referuar raketave bërthamore të vendosura në tokë, det dhe në ajër, raporton Reuters.
Putin njoftoi se raketat balistike ndërkontinentale Sarmat, të cilat mund të mbajnë shumë koka bërthamore, do të vendosen për herë të parë këtë vit, transmeton Fol Drejt.