Putin thotë se Rusia po pezullon pjesëmarrjen e saj në traktatin e ri START me Shtetet e Bashkuara, raporton Al Jazeera, përcjell Fol Drejt.
Marrëveshja është shtylla e fundit kryesore e kontrollit të armëve bërthamore të pas Luftës së Ftohtë midis dy vendeve dhe kufizon arsenalin e tyre strategjik bërthamor.
“Jam i detyruar të njoftoj sot se Rusia po pezullon pjesëmarrjen e saj në traktatin e armëve sulmuese strategjike”, tha Putin në fjalimin e tij për gjendjen e kombit.
Ai shtoi se Rusia duhet të jetë gati për të testuar armët bërthamore nëse ShBA-ja e bën këtë vetë. /FolDrejt/