Rusia është e gatshme të negociojë me të gjitha palët e përfshira në konfliktin në Ukrainë, tha presidenti Vladimir Putin, njofton Al Jazeera, transmeton Fol Drejt.
“Besoj se po veprojmë në drejtimin e duhur, po mbrojmë interesat tona kombëtare, interesat e qytetarëve tanë, të popullit tonë. Dhe ne nuk kemi zgjidhje tjetër veçse të mbrojmë qytetarët tanë”, tha Putin në një intervistë për televizionin shtetëror.
“Ne jemi të gatshëm të negociojmë me të gjithë të përfshirët për zgjidhje të pranueshme, por kjo varet nga ata – nuk jemi ne që refuzojmë të negociojmë, ata janë”./FolDrejt/