Presidenti rus Vladimir Putin tha sot se Rusia është e hapur për negociatat e paqes me Ukrainën, por se e vetmja mënyrë për të ndaluar konfliktin është që Perëndimi të ndalojë furnizimin me armë në Kiev.
Putin përsëriti se Perëndimi dëshiron të mposht Rusinë në Ukrainë dhe se Moska ka planin e saj të paqes, raportoi Reuters.
Putin tha se ai mbështet urdhrin e Ministrisë së Mbrojtjes ruse që grupet vullnetare që luftojnë në Ukrainë të nënshkruajnë kontrata me ministrinë përpara 1 korrikut për të fituar statusin ligjor, duke thënë se kjo duhet bërë sa më shpejt të jetë e mundur./FolDrejt/