Për dekada, Rusia me durim u përpoq të normalizonte marrëdhëniet me Ukrainën, por situata ndryshoi pas grushtit të shtetit në vitin 2014, tha sot presidenti rus Vladimir Putin, transmeton agjencia TASS.
“Ne jemi përpjekur me durim të normalizojmë marrëdhëniet me shtetin modern ukrainas për dekada,” tha Putin në një takim me punëtorët në fabrikën e avionëve Ulan-Ude.
“Situata ndryshoi në mënyrë dramatike në vitin 2014, kur u krye një grusht shteti që u inkurajua nga Perëndimi”, tha Putin./FolDrejt/