Rusia ka çfarë t’i përgjigjet atyre që e kërcënojnë, tha sot presidenti rus Vladimir Putin gjatë një fjalimi në një ceremoni kushtuar 80-vjetorit të Betejës së Stalingradit.
Putin vuri në dukje se “nazizmi në formën e tij moderne” është një rrezik për vendin.
“Tani, për fat të keq, ne shohim se ideologjia e nazizmit, tashmë në formën e saj moderne, në manifestimin e saj modern, po krijon përsëri kërcënime të drejtpërdrejta për sigurinë e vendit tonë. Ne jemi përsëri të detyruar të zmbrapsim agresionin e Perëndimit kolektiv.” tha Putin, transmeton RIA Novosti./FolDrejt/