Putin njoftoi se Rusia po pezullon pjesëmarrjen në New Start – një traktat strategjik për reduktimin e armëve midis SHBA dhe Rusisë.
“Jam i detyruar të njoftoj sot se Rusia po pezullon pjesëmarrjen e saj në traktatin e armëve sulmuese strategjike”, thotë ai, shkruan BBC, përcjell Fol Drejt.
Ai gjithashtu thotë se Rusia duhet të jetë e gatshme të testojë armë bërthamore nëse SHBA-ja e bën këtë fillimisht.
New Start është marrëveshja e fundit e mbetur e armëve bërthamore midis Rusisë dhe SHBA-së dhe u zgjat për pesë vjet në vitin 2021.
Fillimisht e nënshkruar në 2010, traktati kufizon secilën palë në 1550 koka bërthamore me rreze të gjatë, një numër më i ulët se në marrëveshjen e mëparshme Start./FolDrejt/