Rusia po i afrohet krijimit të vaksinave kundër kancerit, tha sot presidenti rus Vladimir Putin dhe shtoi se mund të mbështetet në aplikimin e hershëm të tyre në terapinë individuale.
“Ne u afruam me krijimin e të ashtuquajturave onkovaksina – vaksinat kundër kancerit – dhe një gjenerate të re të barnave imunomoduluese. Unë pres që së shpejti ato do të përdoren në mënyrë efektive si metoda të terapisë individuale,” tha Putin gjatë seancës plenare të Forumit të teknologjive të së ardhmes.
Ai tha se zbulimet e reja në fushën e mjekësisë duhet të jenë në dispozicion të njerëzve dhe të aplikohen gjerësisht në kujdesin parësor shëndetësor. /FolDrejt/