Moska dhe Minsku kanë rënë dakord të vendosin armë taktike bërthamore në territorin e Bjellorusisë, tha sot presidenti rus Vladimir Putin në një intervistë për televizionin Russia 24.
Ai saktësoi se ndërtimi i depove pritet të përfundojë më 1 korrik. Presidenti i Rusisë theksoi se do të vendosin armë pa shkelur detyrimet nga marrëveshja START, transmeton Fol Drejt.