Vendet evropiane herët a vonë do të rifitojnë sovranitetin e tyre, por mund të marrë pak kohë, tha sot presidenti rus Vladimir Putin.
Në këtë drejtim, ai vuri në dukje se, për shembull, trupat amerikane në Gjermani janë ende forca pushtuese në kuptimin juridik dhe në praktikë, raporton TASS.
Si rast të kundërt, ai përmendi trupat sovjetike që ishin vendosur në Austri, por u larguan vullnetarisht, transmeton Fol Drejt.