Siç thuhet në rregullore, lejet lëshohen në rastet dhe në përputhje me procedurën e përcaktuar nga Bordi i Drejtorëve të Bankës Qendrore të Federatës Ruse.
Banka Qendrore Ruse është e autorizuar të lëshojë leje për tërheqjen e parave të huaja në para të gatshme që tejkalojnë shumën prej 10,000 dollarë, bazuar në dekretin e presidentit rus Vladimir Putin të publikuar sot në portalin e informacionit ligjor, transmeton Fol Drejt.
Në fillim të marsit, Rusia ndaloi tërheqjen e parave të gatshme nga vendi që tejkalojnë 10,000 dollarë./FolDrejt/