Lider rus, Vladimir Putin, ka thënë se zyrtarëve të OKB-së do t’iu jepet leja për të vizituar dhe inspektuar centralin bërthamor të Zaporizhizhia.
Kremlini zyrtar e bëri këtë njoftim pas një telefonate që ndodhi mes presidentit rus dhe homologut të tij francez Emmanuel Macron.
Në transkriptin e kësaj telefonate, të nxjerrë nga pala ruse, thuhet se Putin ka pranuar që hetuesve të OKB-së t’iu japë “ndihmën e nevojshme” për të hyrë në zonën bërthamore të Zaporizhzhia.
Kjo vjen pasi vazhduan raportimet për luftime në afërsi të centralit, derisa janë raportuar edhe katër civilë të lënduar nga bombardimet ruse.
Centrali bërthamor ka qenë nën pushtimin rus që nga fillimi i muajit mars.