Presidenti rus Vladimir Putin vizitoi selinë e përbashkët të të gjitha degëve të ushtrisë pjesëmarrëse në luftën në Ukrainë, njoftoi Kremlini.
“Të premten, presidenti Vladimir Putin bëri një vizitë pune në selinë e përbashkët të degëve ushtarake të përfshira në operacionin special ushtarak”, tha zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov, transmeton Fol Drejt
Peskov tha se Putini inspektoi punën e shtabit, u informua për ecurinë e operacionit ushtarak, mbajti konferenca dhe takime të veçanta me komandantët.