Putin thotë se Rusia u përpoq të zgjidhte konfliktin në rajonin e Donbasit, i cili po ziente që nga fillimi i vitit 2014 me mjete paqësore, por përfundimisht u detyrua të ndërmerrte veprime,shkruan Al Jazeera, përcjell Fol Drejt.
“Ne po bënim gjithçka që ishte e mundur për ta zgjidhur këtë problem në mënyrë paqësore, duke negociuar një rrugëdalje paqësore nga ky konflikt i vështirë, por pas shpine po përgatitej një skenar shumë i ndryshëm”, tha udhëheqësi rus.
Putin pretendoi se në shkurt 2022, përpara se Rusia të fillonte pushtimin e saj, “gjithçka ishte përgatitur” për një veprim ndëshkues nga Kievi në rajonin, i cili shtrihet në Ukrainën lindore.
“Dëshiroj të përsëris, ata e filluan luftën dhe ne përdorëm forcën për ta ndalur atë,” tha ai. /FolDrejt/